Friday , June 18 2021

Cfarë pritet të ndodh? Bashkia Elbasan ftesë qytetarëve: Mos e humbisni Funarin e kësaj të diele

Rreth 20 kilometra larg qytetit të Elbasanit ndodhet një nga perlat turistike thuajse të pashkelura të qytetit të Elbasanit. Janë të paktë ata që e njohin Funarin, i cili ka nën administrimin e tij 17 fshatra dhe rrethohet nga 7 male dhe përshkohet nga tre përrenj, Zaranika, Kusha dhe Zalli i Korrës. Funari është një zonë e pasur me pyje dhe me katër liqene apo rezervuarë të ndarë dy brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas maleve që e rrethojnë atë.

Bashkia Elbasan njofton të gjithë qytetarët e saj dhe jo vetëm e ditën e dielë do të organizohet FunarFest, një festë e përvithhme tashmë ku do të ketë muzikë e mirë, ushqime të freskëta bio të zonës, piknik në perlën turistike të Elbasanit dhe lojëra zbavitëse të organizuara nga BashkiaElbasan

Mos e humbisni Funarin e kësaj të diele: