Sunday , June 13 2021

Një performancë shpërthyese si vetë zëri i saj, Anxhela Peristeri elektrizon skenën e “Eurovision” dhe del e para ne finale

Anxhela Peristeri interpretoi mbrëmjen e sotme në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” për të dhuruar një performancë të shkëlqyer. Me një zë dhe interpretim mbresëlënës, këngëtarja këndoi “Karmën” dhe magjepsi audiencën televizive nga Roterdami.

Me paraqitjen ku çdo gjë ishte në nivel, nga zëri tek imazhi, Anxhela elektrizoi skenën e madhe dhe fitoi duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve. Efektet dhe vetë skena ishte absolutisht e shkëlqyer. Kjo është një baladë, në sinkron me veshjen e argjendtë të Anxhelës, që ishte po aq përrallore sa vokali i saj.