Sunday , June 13 2021

Po përhapet me shpejtësi/ Mjekët zbulojnë simptomën e re të variantit indian të koronavirusit

Mjekët kanë zbuluar një simptomë të re të variantit indian të koronavirusit. Shenjat e zakonshme të Covid-19 janë kolla, humbja e shijes e aromës dhe temperatura e lartë. Po ashtu, shenja të tjera janë edhe lodhja, dhimbja e kokës dhe diarreja. Por mjekët në Indi kanë zbuluar se thatësia ekstreme e gojës mund të jetë një shenjë e hershme e infeksionit. Kjo shkakton acarim dhe kruajtje të gjuhës. Nuk përjashtohet edhe mundësia e uleçerës në gojë.

Varianti indian i koronavirusit ka infektuar një numër të lartë personash për një periudhë kohore relativisht të shkurtër, pasi ai përhapet shumë shpejt.

Sipas shkencëtarëve në Sage, ky variant është rreth 50% më i transmetueshëm, shkruan The Sun.