Tuesday , June 22 2021

Shefi i kuzhinës, Naim Bashmili vlerësohet me titullin “Mjeshtër” i kulinarisë

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, i shoqëruar edhe nga drejtoresha e shkollës profesionale “Sali Ceka” inspektuan nga afër ambjentet e reja të kësaj shkolle, me te gjitha paisjet e nevojshme. Ndërkohë që arsyeja e kësaj vizite ishte nderimi me titullin “Mjeshtër”, për Naim Bashmilin. Ai njihet si shef guzhine dhe si profesor në këtë shkollë, por edhe si përçues i kulinarisë Elbasanase në shumë treva.

Kreu i Bashkisë Llatja është shprehur me superlativa për të gjithë kontributin që Z.Bashmili ka në Elbasan dhe jo vetëm, ndërrkohë që bën me dije edhe bashkëpunimin e radhës me shefin e kuzhinës kun ë bashkëpunimin me njëri-tjetrin në lokalet e qarkut të Elbasanit, kanë në plan një projekt për të përcuar sa më mirë kulinarinë elbasanase tek turistët vendas dhe të huaj.

Për këtë vlerësim dhe për titujt Z.Bashmili u shpreh se gatimi mund të konsiderohet si një mjeshtëri e veçantë, që do një përkushtim të madh, kujdes dhe mbi të gjitha shumë punë. Dhe me kete vlerësim puna dhe përkushtimi vlerësohet.