Friday , June 18 2021

Historia që i përloti të gjithë! Gruaja kërkonte nënën biologjike, por zbulon të vërtetën tronditëse në mes të emisionit

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare” ishte Gentiana, e cila kishte ardhur të kërkojë prindërit e saj biologjikë. Gentiana është rritur nga prindër adoptues dhe e mori vesh që ishte e adoptuar gjatë shkollimit tetëvjeçar. Pas humbjes së babait, Gentiana nisi të kërkojë rrënjët e saj duke nisur nga Shtëpia e Fëmijës në Tiranë.

“Ka një mesazh për ty” kishte rënë në gjurmët e nënës së Gentianës, Sanies, e cila kishte patur një histori prekëse. Sania, një vajzë e re nga veriu i Shqipërisë, e martuar dhe me pesë fëmijë, kishte mbetur pa përkrahje kur kishte humbur bashkëshortin.

Pas thuajse pesë vitesh nga humbja e tij, mjekja e fshatit vë re diçka që Sania përpiqej ta fshihte për shkak të mentalitetit, shtatzëni. Mjekja e ndihmoi të shkojë në spitalin e Shkodrës, larg kureshtjes së njerëzve që ta lindte fëmijën e qetë. Ardhja në jetë e Gentianës pasoi me qëndrimin dy mujor në spital, për të cilin u tha se ishte një operacion apandesiti, gjë që fëmija i madh e Sanies e mban mend ende në këtë formë. Prindërit e saj e pranuan sërish në shtëpi, por me kusht që të braktiste Gentianën.

Ajo kishte kërkuar disa herë fshehurazi vajzën me shpresën se do ta gjente diku, por nuk ia arriti. Pas një lùfte me tùberkulozin për 36 vjet, ajo ndërroi jetë më 10 Qershor, në ditën e ditëlindjes së Gentianës. Fëmijët e Sanies tashmë ndodhen në dijeni të ekzistencës së gjysmë-motrës së tyre dhe një prej tyre ishte në pritje për të takuar Gentianën në prapaskenë.

Gentiana: I ngjakam.

Ardit Gjebrea: Edhe ne atë menduam kur e pamë atë foto, i ngjan shumë.

Gentiana: I ngjaj shumë. Do të kisha shumë dëshirë ta takoja.

Ardit Gjebrea: E vërtetë. Për fat të keq, po të sheh nga qielli, por të paktën të ka lënë me pesë motra e vëllezër që do të jenë pjesë e jetës tënde. Ishte shumë e vështirë edhe për ata kur stafi ynë i komunikoi për çfarë ndodhi dhe të tronditur thanë “Okej, të marrim veten, nuk jemi gati ende që të dalim në ekran”, por ka ardhur vëllai i madh dhe po pret që ta takosh.