Sunday , June 13 2021

Keni nevojë për punë? Ministrja del me njoftimin e rëndësishëm: Kemi hapur një thirrje për…

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte sot në Fier ku ka bërë me dije dhe hapjen e spitalit ‘Memorial’ në fundin e kësaj jave. Sipas ministres hapja e shërbimeve të ndryshme do të bëhet në mënyrë graduale, ndërkohë që tha se spitali do të funksionojë me referime nga mjekët e spitaleve rajonale të jugut.

Më tej, ajo ka thënë se janë bërë thirrje për punësime për mjekët brenda vendit

Do të funksionojë si një spital që do të referojë tre rajonet e jugut, po nuk përjashtohen as referimi i rasteve nga QSUT, ndërhyrje apo konsulta të specializuara të një niveli që përfsgin të gjitha specialitetet. Në fundin e kësaj jave do të hapet zyrtarisht ky spital, data 30 Qershor do të hapen shërbime të reja, deri në korrik kur do të hapen trauma dhe ortopedia. Ashtu sikurse e thashë spitali Memorial në Fier funksionon në bazën e një sistemi referimi, është pjesë e rrjetit të spitaleve publike. Ne kemi hapur një thirrje për punësim për mjekët brenda vendit, do të ketë dhe shërbim nga një ekip turk, është i vetmi që do të ofrojë këtë kujdes spitalor me një staf shqiptaro-turk, jo vetëm në aspektin administrativ, por edhe mjekë të specialiteteve të ndryshme.