Friday , June 18 2021

Vështirësohet klasa e parë/ Tashmë jo vetëm Abetare, ja cilat janë lëndët që do shtohen. Ministrja e Arsimit sapo e njoftoi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se po punohet intensivisht për realizuar me sukses objektiva si: përfshirja në kurrikula e gjuhës angleze që në klasë të parë, arti, zejet, klasat sportive dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit. Deklarata e Kushit është bërë gjatë konsultimet publike në lidhje me hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026 janë zgjeruar më tej edhe në nivel vendor me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm të përfshirë në këtë proces në Durrës.

“Bashkëpunimi dhe konsultimi efektiv me aktorët vendorë, zyrat arsimore, si dhe nxënësit dhe prindërit, kanë shumë rëndësi për MASR në hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026”, tha Kushi.