Tuesday , June 22 2021

Ajka qumështorja qenka rritur aq shumë dhe mami Xhensila nuk mund ta mbajë më të fshehur (Foto)

Thuajse tre vjet më parë, çifti i mirënjohur i showbizit shqiptar Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bekuan me një vajzë, të cilën zgjodhën ta pagëzonin me emrin Ajka. Një emër që në pamje të parë, tingëlloi jo fort i zakonshëm dhe ndoshta paksa ‘’i çuditshëm”, por që për çiftin ka një kuptim tejet të veçantë pasi simbolizon ajkën e dashurisë së tyre.

E ndërkohë që vogëlushja rritet dita-ditës, prindërit e saj kanë zgjedhur të mos e ekspozojnë shumë në rrjete sociale, por mami Xhensilës i lejohet ta thyejë pak këtë rregull. Vera ka nisur për nënë e bijë, të cilat e kanë kaluar sot ditën duke shijuar diellin, duke na qerasur të gjithëve me disa foto shumë të bukura ku Ajka duket më e rritur se kurrë.

“Një mrekulli e madhe, në një vajzë kaq të vogël. Parajsa Ajka, Ajka qumështorja”, ka shkruar Xhensila .