Tuesday , June 22 2021

“Jo të gjitha ja themi Albanit”, Bieta Sulo zbulon “sekretet” nga marrëdhënia me vajzën e Alban Dudushit

Moderatorja shqiptare  Bieta Sulo ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, ku është vënë përballë pyetjeve të sinqerta të gazetarëve të vegjël. Ajo ka kryer një intervistë pa komplekse dhe ka folur gjithashtu edhe për jetën private e familjare.

E pyetur nga fëmijët për raportin që gëzon me vajzën e partnerit të saj, Alban Dudushi, Sulo ka treguar edhe një “sekret” publikisht i cili tregon se me Joelle ka një marrëdhënie mjaft të ngushtë. “Albani ka edhe një vajzë të madhe. E ke ti shoqe atë?”, ishte pyetja drejtuar moderatores.

“E kam shoqe të ngushtë”, tha Bieta duke theksuar se me të ajo bën edhe disa biseda për të cilat Albani nuk di gjë:

“Bëjmë disa muhabete që jo të gjitha ia themi Albanit”. Ndërhyrjes nëse në këto biseda shajnë Albanin, ajo iu përgjigj me humor: “Ka edhe ndonjë kritikë nëpër të, por jo. Nuk e shajmë Albanin, sepse ai është babai më i mirë në botë”.