Sunday , June 13 2021

Modelja britanike ndërron jetë pas vaksinimit me AstraZeneca/Mesazhi i saj i fundit.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Qipron, teksa një modele 39-vjeçarja ka humbur jetën nga hemorragjia në tru, pas vaksinimit me AstraZeneca. Mediat fqinje raportojnë se ka humbur jetën modelja britanike, Stephanie Dubois, e cila pak orë pasi ishte vaksinuar, më 6 maj, shkruante në profilin e saj të Facebook se ndjehej shumë keq.

Pak ditë më parë, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar dhe modelja ishte shtruar në spital nga mpiksje të shumta të gjakut, ku më pas kishte pësuar dhe hemorragjinë fatale. Miqtë dhe të afërmit e saj kanë mbledhur para për vaŗrimin e 39-vjeçares, ndërkohë që Organizata Europiane e Barnave vijon studimin e çështjes lidhur me pasojat e vaksinës AstraZeneca.

Në Qipro janë shënuar tre raste të tjera te gratë e moshës rreth 40 vjeç, me mpiksje gjaku pas vaksinimit. Epidemiologia greke, Katerina Linu, dhe kolege të tjera kanë kërkuar shpesh të rritet grupmosha e vaksinimit me AstraZeneca, duke paralajmëruar se do të ketë raste të reja me pasoja të tilla.

Ndërkaq, përqindja më e lartë e të rinjve, sidomos gratë, i kanë kthyer shpinën AstraZeneca dhe Johnson&Johnson, duke mos bërë as dozën e dytë të Astra. Në platformat përkatëse ofrohen qindra vaksinime brenda ditës për këto dy vaksina, që mbeten pa konfirmim, ndërsa të larta janë kërkesat për vaksinat Pfizer dhe Moderna.