Sunday , June 13 2021

Ndryshojnë pyetjet e Maturës, s’do të jenë vetëm me alternative. Ja kur do të jepet i pari

Testet e maturës shtetërore janë hartuar nga specialistët e qendrës së shërbimeve arsimore dhe janë gati që rreth 34 mijë maturantë t’i zhvillojnë ato brenda muajit qershor, duke nisur që javën që vjen. “Kemi patur shumë kujdes përmbajtjen e testit për të përzgjedhur midis grupit të aftësive të përcaktuara në programet orientuese pikërisht pyetjet që janë më bazike, që i kane ndeshur më shpesh, që te mos ketë tema koncepte që i kanë vërë gjatë mësimit ‘online’. Testet tona nuk kanë asnjë pyetje që kërkon riprodhim, që të mësosh përmendësh por sa Je në gjendje të përdorësh aftësitë e tua në një situatë të caktuar”, shpjegon Rezana Vrapi.

Testet do të vazhdojnë të kenë 60 pikë maksimale, ku një maturanti i duhen 15 pikë për të qenë kalues, mirëpo ndryshe nga vjet që kishte vetëm pyetje me alternativa, këtë vit do të ketë tjetër strukturë pyetjesh.

Provimet e maturës që do të zhvillohen nga data 3 deri në 15 qershor me një diferencë 4 ditë nga nj tj do të nisin në orën 10:00 e do të zgjasin 2 orë e gjysmë me zbatimin e masave anticovid. Por cfarë do të ndodh me maturantët që do të jenë të infektuar ditën e provimit? A do të ketë për ta një mundësi të dytë?/ TCH