Friday , June 18 2021

Përmendi emrin e saj dhe të Mark Frrokut në postim, Rudina Dembacaj “i përvishet” Berishës.

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një denoncim, lidhur me një shfaqje teatrale në Pukë me pjesëmarrjen e fëmijëve të shkollës, duke mos respektuar distancën fizike. Sipas të dhënave nga qytetari dixhital, pretendohej se shfaqja ishte organizuar nga Mark Frroku dhe Rudina Dembacaj, si një festë e fitores së blerjes së votës.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Puka feston blerjen e votes! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. Sb Mirëmbrëma z.Berisha ! Dua të denoncoj një rast: sot në qytetin e Pukës,në pallatin e kulturës të këtij qyteti,në ambjent të mbyllur, është organizuar një shfaqje teatrale, me pjesmarrjen e Rudina Dembacaj, bashkëshortja e Mark Frrokut me grupin e saj teatral !! në orë 11 paradite,fëmijët janë nxjerrë nga mësimi,dhe pa dijeninë e prindërve,i kanë quar në shfaqje,ku salla ka qenë e mbushur plot,pa respektuar asnjë lloj distance dhe pa maska,në orën 19,po ky grup teatral,ka dhënë shfaqje për të rriturit,ku dhe aty,salla ka qenë e mbushur plot e përplot ,pa respektuar këtu asnjë lloj mase mbrojtëse !! unë e di që akoma nuk janë hequr kufizimet,pasi ne në rrugë,policia na gjobitë ç’do dite për maska mbrojtëse !!…anonim të lutem…

Por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Dembacajt, e cila thotë se Berisha  është mashtuar nga qytetari dixhital dhe se nuk ka pasur një organizim me fëmijë. Ajo shprehet se nuk po e merr seriozisht postimin e publikuar nga Sali Berisha, pasi kjo mund të jetë  për “efekt të halleve” dhe ngarkesës negative të ish-kryeministrit.

Postimi i plotë i Rudina Dembacajt:

I mashtruari Z. Berisha, Nuk kthej kurrë përgjigje për statuse të çdo lloji që kam ndeshur, jo se nuk i lexoj, por sepse mendoj që ky vend është i mbushur me shumë mllef që ti shtohem dhe unë. Kam zgjedhur humorin dhe këtë mund ta dëshmojnë spektatorët e 158 shfaqeve të deritanishme të Boeing-Boeing. Do doja shumë që këtë shfaqje ta shihnin të gjithë dhe kemi bërë jo pak sakrifica për t’ja dalë mbanë.

Berisha po të ishte i bindur se votat paguhen me të qeshura do kishte investuar më shumë në kohën e tij dhe ndoshta nuk do kishte humbur kurrë, por e vërteta përtej keqpërdorimit të një komedie është se njerëzit nuk jetojnë vetëm për politikën, të gjithë kemi nevojë të qeshim e të gëzojmë.

Kjo shfaqje nuk është një monolog i Rudina Dembacaj e as nje duo me Mark Frrokun. Është produkt i një kasti të mrekullueshëm profesionistësh zgjedhur nga një regjizor i nderuar. Jam e nderuar për familjen dhe burrin që kam në krah, për dashurinë që kemi për Pukën dhe gjithë Malësinë dhe do ta tregojmë sa herë që mundemi me kulturë apo dhe turizëm. Po ju çfarë bëni??!!

Unë jam malsore dhe nëse do ju kishin informuar më shumë mbi profilin tim ndoshta do ju vinte më natyrale të më përgëzonit e jo të më përdornit emrin pa të drejtë. Një analizë mllefit të anonimit mbase dhe duhet t’ja kishit bërë pasi edhe në foton që ju vetë keni publikuar nuk ka asnjë organizim me fëmijë.

Berisha, nuk po e marr shumë seriozisht këtë status se kuptoj që jam efekt kolateral i halleve tuaja, por kur të jemi sërish me data të sigurta të shfaqjes do ju ftojmë të na shihni personalisht se mbase ju ndihmojmë ta kaloni me të qeshura dhe ngarkesën tuaj negative.