Sunday , June 13 2021

U bënë prindër pak kohë më parë, tashmë partnerja e Pirro Cakos po mundohet të ruajë linjat në jëtë mënyrë (Foto)

Një nga lajmet më interesante të botës së showbizit të ditëve të fundit, ishte që kantautori Pirro Çako u bë baba për herë të dytë. Ai dhe partnerja e tij sollën në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Amadeus. Historia e tyre u zbulua pak kohë më parë në një darkë VIP, të organizuar në Jug nga miku i tij, Ardit Gjebrea, ku Pirro Çako kishte zgjedhur të shkonte çift.

Mësohet se partnerja e Çakos punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai. Tashmë që janë bërë prindër, mesa duket axhenda e tyre vijon me një përkujdesje për linjat dhe shëndetin e tyre.

Paparazzi e ka fotografuar pak ditë më parë Pirro Çakon dhe partneren e tij te Liqeni artificial i Tiranës.

Të veshur me tuta sporti dhe atlete, ata duken të përkushtuar për të qëndruar në formë të mirë fizike. Pirro ka edhe një djalë tjetër, Anthony, nga martesa me Inva Mulën.