Friday , June 18 2021

Sa i fshehtë/ Landi i “West Side Family” bëhet baba për herë të parë, publikon foton me foshnjen në krahë

Roland Hysi, i njohur ndryshe se Landi i “West Side Family” është bërë baba për herë të parë. Ai ka publikuar një fotografi me foshnjen në krah në rrjetin social Instagram, ku shkruan: “Për momentin nuk ndodhem në shtëpi… Lavdi Zotit.”

Nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë e tij që e urojnë për foshnjen e porsalindur. Mbetet e paqartë nëse është bërë baba i një vajze apo djali dhe emri me të cilin e ka pagëzuar foshnjen. Landi është kujdesur gjithmonë që jetën private ta ruajë jashtë syrit të publikut.