Sunday , June 13 2021

U bë baba pak orë më parë, zbulohet partnerja ‘misterioze’ e Landit dhe emri i veçantë i djalit të tyre

Ndonëse nuk ka bërë asgjë publike më parë, Landi i ‘West Side Family’ ka befasuar sot gjithë ndjekësit e tij, teksa është shfaqur me një foshnje në krahë. Ai njoftoi se është bërë baba për herë të parë. Por kush është partnerja ‘misterioze’ që Landi e ka mbajtur larg vëmendjes publike? Ajo quhet Eva Ago dhe pak më parë partnerja e Landit ka publikuar një foto ku shihet me këngëtarin dhe përbri dyshes fotoja e dorës së djalit të tyre Lukas.

“Për momentin nuk ndodhem në shtëpi”, ka shkruar këngëtari krah fotos me bebin në krahë e duke “koduar” kështu mesazhin e tij. “Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithë lumturinë e botës  që ne të gëzojmë për ty sa të kemi frymë. Landi Hysi  & Lukas Hysi ju kam gjithçka”, shkruan ajo.