Friday , June 18 2021

Ulja e rasteve të COVID në vend, Ministrja Manastirliu jep njoftimin e rëndësishëm, ja ç’do ndodhë nga sot

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë pak më parë lajmin se do të mbyllen pavionet COVID në spitalet Rajonale. Sipas Manastirliut prej 2 javësh situata në vend është e qëndrueshme, ndërsa sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor post-COVID për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme. “Ulja e rasteve positive me covid sipas Manasterliut do të sjellë lehtësim të masave kufizuese, që do të komunikohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve”- tha ministrja e Shëndetësisë.

Ndërsa Taulant Balla teksa theksoi se luftës po i vjen fundi, i kërkoi qytetarëve të kenë kujdes sepse ende nuk ka mbaruar. Në vijim Balla komplimentoi bluzat e bardha për vetëmohimin e tyre të treguar gjatë luftës me pandeminë.