Tuesday , June 22 2021

Klea Huta nuk mban dot lotët në emision, flet për humbjen e njeriut të shtrenjtë: Ishte i brishtë, i butë dhe i urtë. Prej tij kam marr…

Moderatorja e dashur për publikun, Klea Huta ka treguar së fundmi se ka humbur gjyshin e tij i cili nuk e fitoi dot betejën me Covid. E ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” në “ABC News”, ajo ka treguar mes shumë emocioneve raportin që ka pasur me të. Klea e ka cilësuar si një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën e saj dhe ka folur më gjerë për raportin e tyre.

“Një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time është gjyshi im, i cili në shkurt të këtij viti ndërroi jetë. Është një nga njerëzit më paqësor, më të brishtë, më të butë dhe më të urtë, më fjalë pak që unë kam njohur në jetën time, i cili kishte ndërtuar një marrëdhënie perfekte me gjyshen time. Nuk e ka ngritur zërin një herë se dashuria që ata kishin se ata jetojnë në fshat në Bërzhit, gjyshen e përshëndes shumë. Edhe pse nga mentaliteti i vendit apo nga situatat, rrethanat, të gjitha gjërat ai ka qenë një njeri zotëri, fisnik, shumë i bukur. Unë shpresoj t’i ngjaj në zemër dhe në shpirt atij.

Ka shëtitur botën në kohën e komunizmit dhe patjetër që kjo gjë do e ketë ndihmuar të jetë më shumë largpamës dhe të ketë më shumë vision për jetën. Por shembulli që unë kam marrë nga ai është ndërtimi i marrëdhënies me gruan, me fëmijët, me nipërit, me mbesat, fantastik dhe besoj që sa të kem jetën nuk do njoh njeri si ai”- u shpreh Klea.