Friday , June 18 2021

Elbasan/ KAS rrëzon kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen të provave shtesë në Qarkun e Elbasanit. “KAS vendos të administrojë provat ashtu siç janë paraqitur. Për marrjen e provave të tjera, KAS rrëzoi këtë kërkesë. Meqenëse dy anëtarë të KAS-it kërkuan të kryqëzohet si provë identifikimi elektronik, kjo kërkesë nuk i nënshtrohet debatit. KQZ do t’ia vendosë në administrim palëve”, tha relatori, Elvin Lako.

Më herët Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike, që kishte kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës. Vendimi u mor me shumicë votash nga anëtarët e KAS, 3 pro dhe 2 kundër, duke lënë në fuqi ndarjen e mandateve në qarkun e Tiranës.

Pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës kishte kërkuar edhe kandidati i pavarur, Boiken Abazi. Kërkesa e tij gjithashtu u rrëzua nga anëtarët e KAS. KAS po shqyrton tani kërkesën ankimore nr. 43, të PD-AN dhe kërkesën ankimore nr. 48, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për zonën zgjedhore qarku Korçë.

Ne rend të ditës janë edhe shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 44, të subjektit ankues koalicioni PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Fier. Si dhe shqyrtimi i kërkesave ankimore nr. 53, të subjektit ankues koalicioni PD-AN, për zonën zgjedhore qarku Lezhë.