Friday , June 18 2021

Varianti indian i Covid-19 ka ardhur në Shqipëri? Flet shefja e Komitetit të Ekspertëve

Mira Rakacolli, drejtuese e Komitetit Teknik të Ekpertëve thotë se Shqipëria nuk ka dërguar mostra në vendet partnere, për variantin indian të Covid-19. Pra, sipas saj deri tani në vendin tonë nuk ka pasur raste të dyshuara. “Ne akoma nuk mund të bëjmë analizën genetike në Shqipëri. ISHP po punon edhe për të realizuar analizën e një sekuence genetike në Shqipëri. Kjo është ende në program. Për momentin për virusin indian nuk janë dërguar mostra për verifikim”, tha ajo për Abcneës.

Për vendimet e djeshme të Komitetit, ajo tha se u morën me vonesë pasi anëtarët kishin nevojë për më shumë kohë që të arrinin në një konkluzion të saktë. “Nuk mund të quhet pa kufizime ligjore. Sepse në vlerësime situatash nuk mund të ketë ditë fikse. E kam thënë edhe herë të tjera që ne diskutojmë çdo ditë. Pra, na u desh pak më shumë kohë që të arrinim në konkluzion pasi çdo masë ka pasojat e saj”,  është shprehur Mira Rakacolli.