Friday , June 18 2021

Digjet furra e bukë në Elbasan, dëme të shumta materiale. Ndërhyrja e zjarrfikësve eviton…

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë paraditen e sotme një furrë buke në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit. Fatmirësisht punonjësit e furrës kanë përdorur menjëherë sistemin e mbrojtjes nga zjarri dhe më pas në ndihmë të tyre ka shkuar shërbimi zjarrfikës.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Zjarri sipas burimeve zyrtare ka rrezikuar edhe objektet ngjitur me të por falë ndërhyrjes në kohë është evituar përhapja e flakëve përreth furrës.