Friday , June 18 2021

Moderatorja e “Portokalli”, Fjoralba Ponari flet për herë të parë për problemet e saj me shëndetin mendor

Lista e personazheve të famshëm që flasin për lùftën e tyre me problemet e shëndetit mendor po bëhet gjithnjë e më e madhe. Të shohësh personazhe aq të njohur dhe me influencë të flasin për diçka kaq njerëzore, ndikon pozitivisht te shumë njerëz që vuajnë nga probleme të tilla, por druhen të flasin për to.

E fundit që ka folur hapur për këtë çështje është moderatorja Fjoralba Ponari. Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, dikush e pyeti Fjoralbën:

“Ke vuajtur ndonjëherë nga ankthi, depresioni ose ndonjë problem tjetër i shëndetit mendor?”. Ndërsa ajo u përgjigj se në periudha të ndryshme të jetës ka vuajtur nga problemet e tilla:

“Po, nga te gjitha, edhe pse në periudha të ndryshme të jetës! Është me shumë rëndësi të kesh mbështetjen, si bashkëudhetarë, të njerëzve më të rëndësishëm për ty, në lùftën me secilën prej atyre që ke përmendur. Nëse nuk ke besim të njerëzit që ke afër, kërko ndihmë te një profesionist. Më beso, është shumë e rëndësishme të ndash atë që po kalon me dikë tjetër, çfarëdo qoftë ajo që po ndjen.”