Sunday , June 13 2021

Nuk do ketë më abone të përgjithshme? Del vendimi i bashkisë, mësohet se ç’do ndodhë nga 1 qershori

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë së fundmi një vendim. Mësohet se nga 1 qershori nuk do të ketë abone të përgjithshme. Për muajt qershor, korrik e gusht, nuk do të ketë më abone për të gjithë ata që janë të detyruar të përdorin urbanë të ndryshëm.

Vendimi pritet të marrë “OK” të hënën në Këshillin Bashkiak, në datën 31 maj, për t’u implementuar më pas për të gjithë muajt e verës.

Tashmë do të duhet të përdoret vetëm aboneja e linjës që kushton 1200 lekë, ose qytetarët do të duhet të paguajnë biletën që kushton 40 lekë.