Friday , June 18 2021

Klodiana Lala: Imagjino të të vijë ty një gazetare…Fevziu nuk ndalet: Ehu, këtu ndonjëherë më hutojnë edhe kameramanët

Videot e publikuara nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani kanë sjellë batuta dhe debate në studion e “Opinion”. E ftuar në studio, gazetarja Klodiana Lala tha se shkelja e etikës nga gjyqtarja është e pafalshme. Ajo iu drejtua moderatorit Blendi Fevziu dhe i tha të imagjinonte vetëm një çast, se ccfarë do të ndodhte nëse në studion apo punën e tij do të shkonin gazetare të veshura në mënyrë të papërshtatshme.

Por, Fevziu, nga ana tjetër tha, se atij i shkojnë në mënyra të ndryshme në punë, aq sa madje hutojnë kameramanët.

Pjesë nga biseda:

Klodiana Lala: Këtu janë bërë shkelje të mëdha, shkelje etike, ajo shëtitja me veshje të papërshtatshme…

Blendi Fevziu: Po mirë tani se ka nxjerrë çik…

Klodiana Lala: Jo Fevzi, imagjino të të vijë ty një gazetare…

Blendi Fevziu: Po këtu vijnë jo ashtu..po çfarë nuk vijnë

Klodian Lala: Po jo të ftuara, gazetare Fevzi…

Blendi Fevziu: Mua madje më hutohen ndonjëherë kameramanët