Sunday , June 13 2021

Kryeministri Rama sapo e paralajmëroi, ja ndryshimi i madh që pritet të ndodhë në mandatin e tretë

Kryeministri Rama ka qenë sot në Divjakë nga ku ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në vendin tonë gjatë mandatit të 3-të qeverisës, ndërsa thekson se do të ketë më shumë mbështetje për sipërmarrjen në bujqësi e peshkim. Kryeministri shprehet i bindur se do të arrihet objektivi i 1 miliardë € eksporte bujqësore në vit.

“Divjakë – Në kompleksin më të madh të serave për kultivimin e fidanëve në Ballkanin Perëndimor, ku falë një njeriu të apasionuar fort po edhe falë mbështetjes së AZHBR, në një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh prodhohen çdo vit mbi 15 milionë fidanë

Kjo serë xhami me teknologji moderne nga Hollanda, furnizon me fidanë jo vetëm tregun vendas por edhe tregun e huaj. Për zgjerimin e saj, “Lisar Seedlings” është mbështetur edhe nga programi IPARD

Mandati i Tretë do të sjellë më shumë mbështetje për sipërmarrjen në bujqësi e peshkim dhe ne do ta arrimë objektivin e 1 miliardë € eksporte bujqësore në vit”, shkruan kryeministri Rama.