Friday , June 18 2021

EMRI/ Pas dorëheqjes së Klevis Xhoxhit, emërohet prefekti i ri i qytetit të Elbasanit

Spiro Maliqi emërohet prefekti i ri i Qarkut Elbasan. Maliqi vjen në postin e prefektit pas dorëheqjes së Klevis Xhoxhit i cili u zgjodh deputet i Elbasanit. Me herët Maliqi mbante postin e shefit te kabinetit te Kryetarit të Bashkisë Elbasan.

Klevis Xhoxhi u zgjodh prefekt i Elbasanit në tetor të vitit të shkuar, ndërsa më herët kishte mbajtur postin e këshilltarit të kryeministrit Rama, për Çështjet e Sigurisë.