Friday , June 18 2021

Bora Zemani zbulon emrin, tregon konkurrentin e preferuar në ‘Përputhen’: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe

E ftuar në “Shqipëria live”, moderatorja e “Përputhen”, Bora Zemani tregoi më shumë për risinë e programit që do të jetë me publikun edhe gjatë verës. Ndër të tjera Bora pranoi hapur se ka një konkurrent të preferuar dhe ai është Mevlani.

“Sigurisht që Mevlani do them. Ka qenë për një kohë të gjatë në program, aq kohë sa isha dhe unë. Doja s’doja do kisha më shumë afrimitet se me konkurrentët e tjerë. E respektoj shumë si djalë dhe ka qenë gjatë gjithë sezonit shumë korrekt me ne. Po të ishte vërtet djalë problematik do kishin dalë probleme gjatë rrugës aq kohë sa ka qëndruar aty”, tha Bora