Tuesday , June 22 2021

Vjen lajmi i keq nga BE-ja/ Ja me sa para mund të kaloni kufirin duke nisur nga…

Bashkimi Europian ka miratuar një vlerë të unifikuar për të 27 vendet e saj, mbi sasinë e parave që një udhëtar mund të ketë me vete në vendkalimet kufitare. Duke nisur nga data 3 qershor, në të gjithë Unionin hyjnë në f uqi rregullat e reja për kontrollin e parave cash si dhe sendet me vlerë që hyjnë dhe dalin nga BE.

Nëse jeni për shembull në Gjermani dhe jeni duke fluturuar drejt Tiranës dhe keni deri në dhjetë mijë euro me vete ose ekuivalentin e kësaj vlere në valutë tjetër, nuk jeni të detyruar të deklaroni shumën në pikat kufitare.

Nëse keni 10 mijë euro e më shumë, çdo udhëtar që hyn në BE apo del prej saj, duhet të plotësojë një deklaratë ku justifikon burimin e parave dhe qëllimin e transportimit të tyre. Komisioni Evropian thotë se rregulli i ri është pjesë e përpjekjeve të BE për të lu ftuar past rimin e parave dhe financimin e t e rr or i zmit.

Rregullat e reja do të sigurojnë që autoritetet kompetente dhe njësitë kombëtare të inteligjencës financiare në secilin shtet anëtar të kenë informacionin e nevojshëm për të monitoruar dhe trajtuar flukset e parave që mund të përdoren për të financuar veprimtari të pali gj shme.