Friday , June 18 2021

Çfarë nuk i pëlqen Miriamit te Albani? Këngëtari e tregon publikisht “defektin”

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Të dy e mbajnë jetën private larg vëmendjes mediatike, ndërsa mbrëmjen e djeshme Albani ka treguar publikisht se çfarë nuk i pëlqen bashkëshortes tek ai. I ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, këngëtari u shpreh se ndonjëherë kur ka njerëz hutohet dhe bën gjeste që të shoqes nuk i pëlqejnë aspak.

“Unë kur jemi me njerëz hutohem, s’jam i vëmendshëm, kruaj kokën ose mjekrën. Miriami më bën gjeste tërë kohës, ajo mendon se po m’i bën fshehurazi por në fakt e shohin të gjithë. Prandaj unë i them “Miriam ça ke, ma thuaj se po të shikojnë të gjithë”, u shpreh Albani.