Friday , June 18 2021

Gjyshërit i ndaluan të vazhdonin lidhjen, çfarë ka ndodhur sot me çiftin e ‘Dua të të bëj të lumtur’

Pak kohë më parë në programin “Dua të të bëj të lumtur” u transmetua historia e ndaluar e dashurisë mes Stiljanos dhe Ersoneldës. Ata ishin njohur me njëri- tjetrin që në fëmijëri e më pas ishin lidhur, por gjyshërit e Ersoneldës e kishin ndaluar atë që të vazhdonte lidhjen.

Stiljano nuk hoqi dorë nga Ersonelda dhe i propozoi për martesë në emision ndërsa familjarët e saj në prapaskenë, u acaruan dhe tentuan të hynin me dhunë në skenë.

Familjarët u shoqëruan në komisariat ndërsa Ersonelda pranoi propozimin për martesë të Stiljanos.

Çfarë ka ndodhur sot me çiftin e të dashuruarve?

Mbrëmjen e sotme, në puntatën finale të “Dua të të bëj të lumtur”, gazetarja Kristina Mere tregoi se ata vazhdojnë të jenë bashkë. “Jane bashkë, janë shumë mirë. Vetëm së Ersonelda ende nuk ka folur me gjyshërit. Gjyshërit janë akoma të mërzitur që e bënë historinë e tyre publike dhe nuk pranojnë që t’i falin”, tha ajo.