Tuesday , June 22 2021

Greqia shtyu vendimin deri më 14 Qershor, Blendi Klosi bën lëvizjen e radhës, i kërkon homologut grek që të…

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i ka kërkuar Greqisë që të rihapë kufirin me Shqipërinë pasi prej javësh qëndron i mbyllur për shkak të Covid-19. Lajmi u bë me dije nga ambasada e Shqipërisë në Greqi. Klosi i shoqëruar nga ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, u pritën në një takim zyrtar nga ministri grek i Turizmit, Haris Theoharis.

Gjatë takimit u diskutuan mënyrat e shkëmbimit të eksperiencave dhe ideve, në funksion të perspektivës së forcimit të bashkëpunimit në fushën e turizmit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ndër të tjera ministri Klosi i kërkoi homologut të tij grek lehtësimin e kalimit kufitar të shtetasve shqiptarë, me fokus në rikuperimin e sektorit të turizmit, si një mesazh shprese që do të shënojë fundin e periudhës së vështirë të pandemisë Covid-19 për të dy vendet.

Gjatë vizitës së tij në vendin fqinj, Blendi Klosi mori pjesë në Sesionin e 66-të të Komitetit Rajonal për Evropën, i Organizatës Botërore të Turizmit, ku u prezantuan mendime mbi protokollet shëndetësore dhe bashkëpunimin më të gjerë në kuadër të OBT, bazuar në interesin e përbashkët të të gjitha vendeve.