Tuesday , June 22 2021

Kush do e drejtojë ‘Portokallinë’ në sezonin e ri? Fjoralba Ponari tregohet shumë e sinqertë me përgjigjen

Këtë sezon “Portokalli” kishte si moderatore Fjoralba Ponari. Fjoralba arriti të përshtatej menjëherë dhe publiku u mësua me figurën e saj si pjesë e spektaklit. Por tani fansat janë kuriozë nëse ajo do të jetë sërish pjesë e këtij formati në të ardhmen.

“A do jesh sezonin tjetër si prezantuese në Portokalli?”, e pyet një ndjekës Fjoralbën.

Ne deshiren dhe dienine time deri tani,po… por cfare nuk ben vaki”, i është përgjigjur moderatorja.

Në një postim tjetër Fjoralba tregon se është shumë mirënjohëse për dashurinë që ka marrë në këtë sfidë të re.