Tuesday , June 22 2021

Jo pjesëmarrës por drejtues emisioni! Zbulohet projekti i ri televiziv i Fation Kuqarit

Fation Kuqari është një nga ish konkurrentët e emisionit “Për’puthen” që ka marrë shpesh vëmendjen e mediave për shkak të jetës së tij private. Ai u bë i njohur nga publiku pasi mori pjesë në spektaklin e dashurisë, ku po kërkonte partnere. Ndërkaq, nga ai moment ai ka qenë mjaft aktiv në llogaritë e tij në rrjete sociale si dhe në shumë formate televizive, në rolin e të intervistuarit.

Mirëpo, nga data 11 Qershor Kuqari do të drejtojë një emisionin televiziv në ekranin e Rtv Ora.

Për publikun lajmin e ka bërë me dije gazetari Ronaldo Sharka me anë të një postimi në llogarinë e tij personale në ‘Instagram’.

Burime ekskluzive për redaksinë e Descript.al kanë bërë me dije se Fationi do të moderojë emisionin sportiv për “Euro 2021” krah Albana Bejkos, çdo natë në Rtv Ora.

Me analiza dhe të ftuar në studio, mbetet të shihet se si do të përshtatet Kuqari në rolin e drejtuesit të programit sportiv.