Friday , June 18 2021

Tragjedia në Librazhd/ 56-vjeçari ankohej për varfërinë: S’kam bukë në shtëpi

Në dhjetor, në prag të ndërrimit të viteve, Bici ka komentuar situatën e vështirë ekonomike, ndikuar nga pandemia e Covid-19. “Mos të shkojë mendja se i gjithë ky popull këtu ka ardhur për të blerë, por kanë ardhur më shumë për të dalë se u mërzitën duke ndenjur në fukarallëk.

Bëj një xhiro nëpër Pazar dhe shiko a gjen njeri me çantë në dorë duke blerë për Vitin e Ri. Nuk kanë asgjë fare. Unë sot kam blerë vetëm letra për të dredhur duhan.

Ky është Viti Ri i imi, fukaralliku dhe pa bukë në shtëpi. Nuk kam bukë në shtëpi,” ka thënë ai asokohe për abc.