Sunday , June 13 2021

“Fjala NËNË të hiqet, vendosni prindi 1, prindi 2”, reagon ashper Jul Deda

Ditët e fundit ka nisur një diskutim i zjarrtë pasi komuniteti LGBTQI kërkon që  termi ‘nënë’ të hiqet nga përdorimi në dokumentet e vendit të punës dhe dokumente të tjera, dhe në vend të saj të përdoret “prind që ka lindur”. Komuniteti LGBTQI ka thënë se përdorimi i “gjuhës gjinore” do të parandalojë që punëdhënësit të vendosin pabarazi gjinore mes meshkujve dhe femrave. Nga ana tjetër në pasaporta kërkohet që fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohen me “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Diçka e tillë ka nisur të diskutohet edhe në Shqipëri, por shumë personazhe nuk janë dakord që të bëhen të tilla ndryshime. Julian Deda ka reaguar së fundmi i revoltuar në lidhje me këtë debat. Ai shprehet se fjala nënë nuk zëvendësohet me asnjë fjalë tjetër dhe këtë nuk mund ta bëjë askush. Aktori shton se kjo tentativë për të bërë të tilla ndryshime ka si qëllim shkatërrimin e konceptit të familjes, si nga ana ligjore, por edhe morale.

“Fjala NENE, jo vetëm nuk mund te zëvendësohet me asnjë fjale tjetër, cilado qofte ajo, por ne duhet ta ruajmë te paprekshme, te shtrenjte, ashtu siç është për secilin nga ne.

Çdo tentative e palaçove dhe e lëtyrave për ta ndryshuar, ka për qellim shkatërrimin ne qelize te familjes si koncept, ligjërisht dhe moralisht. Nuk ka familje pa fjalën NENE, s’ka jete pa te”, shkruan Julian Deda në një postim. / Icon Style