Sunday , June 13 2021

Martohet në fshehtësi Shpat Kasapi, fotoja e parë pas celebrimit. Ja sa bukur duket nusja

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Selvija, i kanë dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Ka qenë një martesë në fshehtësi të plotë dhe publikimi i fotove nga ceremonia ka befasuar të gjithë. Ata janë fejuar në fund të muajit dhjetor dhe për shkak të pandemisë shtynë datën e dasmës.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtari Shpat Kasapi i tregon të gjithëve se Selvija tashmë mban emrin Kasapi.

“Nga sot, Selvije Kasapi”, ka shkruar Shpati tek fotoja, ku shihen të dy të veshur me të bardha dhe Selvija me një tufë me lule në dorë.