Sunday , June 13 2021

“Të jesh NËNË”, pamje emocionuese nga kuzhina e restorantit shqiptar, babi Leka sjell çdo ditë Lukasin e vogël tek mami Viktoria

Në faqen e Mrizit të Zanave në Facebook është postuar një foto shumë e bukur dhe emocionuese. Pamje të mrekullueshme dhe tepër domethënëse, që tregojnë se çfarë do të thotë të jesh nënë. Mami Viktoria, pjesë e stafit të kuzhinës së restorantit shihet duke i dhënë gji djalit të saj Lukas.

Ai shkon çdo ditë tek ajo në orën 18:00, për t’u ushqyer jo vetëm me qumësht, por edhe me dashurinë e nënës së tij, që punon dhe sakrifikon për të dhe gjithë familjen.

“Puna në restorant është e vështirë, është sakrificë dhe kush punon në këtë sektor e di shumë mirë! Babi Leka sjell çdo ditë në ora 18:00 Lukasin e vogël tek Viktorja, pjesë e stafit tonë të kuzhinës. Respekt për nënat luanesha që sakrifikojnë për familjen”, shkruhet në faqen e Mrizit të Zanave.