Sunday , June 13 2021

Detaje të reja/ Përplasen makinat, humb jetën një punonjës policie, plagosen edhe 6 pasagjerë (EMRAT)

Një punonjës policie ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Elbasan-Peqin, në fashatin Pajovë. “Panorama.al” mëson se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe 6 persona të tjerë, pasagjerë në dy mjetet e aksidentuara.

Po ashtu mësohet se viĸtimë e aksidentit ka mbetur, Ardjan Xhaja punonjës policie në bùrgun e Peqinit.

Personat e plagosur janë:

1-Adem Senja 53 vjeç

2-Nazmi Hysa 60 vjeç

3-Gezim Baku 60 vjeç

4-Marjus Hysa 30 vjeç

5-Kudret Hasa 27 vjeç

6-Maksim Ranxha 50 vjeç

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.