Friday , June 18 2021

Marjana Kondi bën rrëfimin e rrallë/ Unë doja të bëhesha mjeke, po s’më lanë: Gjyshja dhe Pirro Mani donin të bëhesha aktore dhe…

Aktorja shumë e dashur për publikun, Marjana Kondi ishte e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” në “ABC News”. Gjatë intervistës, ajo tregoi si është futur në rrugën e aktrimit. Marjana tha se ka qenë dëshira e gjyshes së saj që ajo të bëhej aktore, por i ndjeri regjisor Pirro Mani ishte ai që kishte këmbëngulur më shumë.

“Unë e kam filluar shumë mirë. Kam dashur të bëhem mjeke, por gjyshja ime si gjithmonë ka dashur që unë të bëhem aktore. Si përfundim shkova me meritën dhe me atë këmbëngulje që ndërkohë dhe i madhi Pirro Mani, që ndjesë t’i ketë shpirti se ai tashmë ka shkuar në botën e vërtetë se këtu ku jemi ne është bota e gënjeshtërt, ai nguli këmbë që unë të shkoja në Akademinë e Arteve, pastaj mora materialet, punova me profesor Timo Fllokon dhe shkova në Akademi”, u shpreh aktorja.