Friday , June 18 2021

Mos e humbisni/ FTESË për të kaluar një të dielë fantastike në Gjinar. Ja cfarë pritet të ndodhë (Foto)

Gjinari, një fshat i përcaktuar si një nga zonat turistike më të bukura të Elbasanit, 25 km larg qytetit, është shndërruar në një destinacion turistik, ku elbasanasit,  turistë vendas nga Tirana, Durrësi dhe mjaft turistë të huaj  gjejnë prehjen, duke u larguar nga ndotja, stresi dhe aktiviteti i zhurmshëm i një qyteti.

Bashkia e Elbasanit ka organizuar ativitetin e radhës në Gjinar duke rikthyer traditën e festës tradicionale të Shpatit “Miqtë e Malit”.

“Rikthehet tradita për festën tradicionale të Shpatit për të promovuar një prej perlave turistike të Bashkisë së Elbasanit.

Këndi i lojërave olimpike, panairi i artizanëve dhe prodhimeve agro-ushqimore , kamping dhe muzikë e mirë live.

#MiqteeMalit #GjinarFest- shkruan kryetari i bashkisë, Llatja.