Monday , July 26 2021

Romancë dhe luks, dalin detaje nga martesa e vajzës së Sandër Lleshaj, ja se kush është dhëndri gjerman

Para pak ditësh ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shfaq i lumtur në ceremoninë e martesë luksoze të vajzës së tij, Dorethea Lleshja. Miku i tij i ngushtë, ish-boksieri shqiptar me famë botërore, Luan Krasniqi, nuk do ta zbulonte përmes rrjeteve sociale. Me fotot bashkë me një dedikim plot respekt e dashuri, Krasniqi njoftoi ndjekësit e tij se ndodhej në Shqipëri, i ftuar nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili martoi vajzën të diel.

Ceremonia e martesës së Dorotheas u zhvillua në Tiranë, ndërsa Krasniqi ka qenë në këtë ceremoni si i ftuar special, për shkak të miqësisë që ka me Sandër Lleshajn, që prej kohës kur Lleshaj ka jetuar në Gjermani.

“Njeriu lumturohet gjithsesi kur merr pjesë në një gazmend familjar që me atmosferën e ngazëllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionale, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër. Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sander Lleshaj, që me festën e organizuar për martesën e vajzës së tyre, na mundësuan të përjetojmë çaste shumë të mira ne Tiranë. Çiftit të ri, Dorotheas dhe Manuelit, u uroj shëndet e të mbara të përhershme!”, ka shkruar Krasniqi.

Po kush është dhëndri i Lleshajt?

Ai quhet Manuel Kopper dhe është një djalë gjerman, nga Feldberg. Me vajzën e ish-ministrit ai ka një romancë disavjeçare, të cilën e ka ekspozuar edhe në rrjetet sociale. Ata janë njohur në Gjermani, ku mendohet të kenë mbaruar edhe studimet bashkë.

Dhëndri i Lleshajt është i apasionuar pas udhëtimeve dhe shquhet për stilin ekstravagant, ku nuk mungojnë edhe pearcing në fytyrë. Ai është shumë romantik dhe shpesh poston foto e statuse, ku tregon se sa shumë e dashuron vajzën me sy blu të Lleshajt, Dorothean. Pavarësisht ceremonisë martesore që e organizuan në Tiranë, ata do TA vazhdojnë jetën si të martuar në Gjermani dhe në Spanjë. Kjo është festa e parë që Lleshaj planifikoi për familjen e tij, pas dorëheqjes jo pak të zhurmshme në fund të vitit 2020.