Monday , July 26 2021

Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Gjinar. Makina e tonazhit të rëndë kthehet përmbys. (Foto)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Gjinar. Sipas informacioneve të para mjeti ishte i ngarkuar me cakull dhe është përmbysur në një prej kthesave të rrugës. Mendohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave e mjetit të rëndë. Policia dhe zjarrëfiksja ka mbërritur menjherë në vendgjarje.

Fatmirësisht mësohet se si pasojë e aksidentit nuk ka patur dëme në njerëz por vetëm dëme material. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.