Wednesday , December 1 2021

Na vjen keq por… Këngëtarja më famë botërorë kopjon Elvana Gjatën (Foto)

Elvana Gjata publikoi para disa ditësh projektin e saj më të ri muzikor, “Loti”. Pas një super minialbum si “Çelu”, kjo këngë ishte një surprizë e vërtetë. Dhe në fakt ashtu si çdo herë tjetër këngëtarja arriti të godiste në shenjë edhe më këtë projekt të ri, që u prit shumë mirë nga fansat. Jo vetëm kënga, por edhe klipi e veshja e Elvanës është krejtësisht ndryshe me projektet e saj të mëparshme.

Advertisement

Këngëtarja vjen shumë e thjeshtë, origjinale dhe me një stil mashkullor në veshje që e bën të duket kaq ndryshe nga të tjerët. Në klipin e ri të këngës, Elvana u shfaq me një kostum të zi “Mugler”, me një stil të veçantë. Artistja shqiptare publikoi një foto me këtë veshje që në muajin mars, gjatë periudhës që xhironte këtë videoklip. Ndërkohë, së fundmi, këngëtarja me famë botërore, Ciara është shfaqur me të njëjtin kostum, por në ngjyrë shampanjë.

Pas një periudhe pauzë, më 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di, duke sjellë albumin “Çelu” me 7 këngë që tashmë janë kthyer në hite dhe po dëgjohen kudo. Në fillim këngëtarja e talentuar kishte menduar që albumin ta publikonte më 3 shkurt, ditën e saj të lindjes, por për shkak të situatës së vështirë krijuar nga pandemia, Elvana nuk mundi ta sillte “Çelu” në atë datë.

Më pas u shty për më 8 mars, ditën e grave, por sërish “Çelu” nuk ishte gati. Edhe pse nuk ishte vendosur rastësisht të lançohej në atë datë. E ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, Elvana Gjata ka treguar se dëshironte ta sillte më 8 mars, për t’ia dedikuar të gjithë femrave shqiptare. /Iconstyle