Thursday , August 5 2021

“Do bësh menjëherë një takim me drejtoreshëm time të kabinetit”, Rama ftesë ekspertes: Do të të shohim mos të lëmë të ikësh

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim online me disa prej aplikantëve të nismës “Gati për Shqipërinë”, ku u njoh me idetë e secilit prej tyre. Në mesin e aplikantëve ishte edhe një vajzë, e cila jetonte në Britani dhe punonte si këshilltare me temë mbi esktremizmin e dhunshëm dhe çështjen e sigurimit të Ballkanit Perëndimot.

Rama pasi dëgjoi prezantimin e vajzës i kërkoi asaj që të bënte një takim direkte me shefin e tij të kabinetit.

Aplikantja: Kam 18 vite që punoj në Britani, kam baruar Barchelor në Shkenca Politike dhe master shkencor në Sigurinë Ndërkombëtare, tani punoj si ekspert këshillues. Tema ime është mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe çështja e sigurisë së Ballkanit. Gjithmonë kam pasur dëshirë që  të punoj në Shqipëri ndaj dhe projeketet i kam bërë gjithmonë në Ballkan.

Rama: Do bësh një takim me drejtoren time të kabinetit direkt meqë je këtu në Tiranë. Që të shohim mos të të lëmë të ikësh ndoshta. Dakord!