Friday , July 23 2021

Kush e pagoi faturën e darkës me kongresmenin? Zbërthehet Rudina Hajdari: Ç’rëndësi ka kjo…

Deputetja Rudina Hajdari ka dhënë detaje në lidhje me udhëtimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku konsumoi dhe një darkë me kongresmenin Eliot Engel. E ftuar në “Ftesë në 5”, Hajdari u pyet për faturën e darkës, dhe tha se këtë herë e kishte paguar ai pasi ishte me të shoqen.

“Besoj që është pak e rëndësishme se kush e pagoi faturën. Njihemi prej kohësh, ai është i vendosur në Nju Jork, e njeh nga afër situatën politike në Shqipëri, flasim për politikën në Shqipëri, Kosovë dhe Amerikë. Koha kalon shumë shpejt ndërsa faturën mundohemi ta bëjmë me radhë. Ai ishte me bashkëshorten, ndaj këtë herë e pagoi ai,”- tha ajo.

E pyetur për setin fotografik me Fadil Berishën, Hajdari tha se me të njihet prej kohësh dhe se bën foto herë pas here për t’i pasur kujtim. “Me Fadilin kam një raport të mirë dhe është hera e disatë që bëjmë sete fotografike bashkë. Kemi të njëjtën origjinë, njihemi prej kohësh, është njeri shumë i mirë, ka atë vetinë që sa herë vijnë shqiptarë nga Shqipëria ose dikë që ka dëshirë ta trajtojë mirë, është i hapur për ta ndihmuar. Herë pas here bëjmë fotografi sepse kemi dëshirë të mbeten si kujtime. Me moshë kuptohet që njeriu ndryshon,”- tha Hajdari.