Wednesday , December 1 2021

Breshëri në madhësinë e gurëve në Elbasan, dëmtohen qindra ha tokë të mbjellash. Kërkesa e fermerëve

Elbasani është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi breshëri, ku kësisoj, janë dëmtuar disa tokë të mbjella, kryesisht në njësinë administrative të Treganit. Gazetari Shkëlzen Henko, raporton për “BalkanWeb”, se dëmet më të mëdha janë regjistruar në fshatin Muçaj, ku rreth 150 ha ullishte dhe 20 ha vreshtari rrushi janë dëmtuar plotësisht.

Advertisement

Stuhia e shiut, shoqëruar me breshër, zgjati rreth 20 minuta, ku si pasojë, tokat e punuara dhe mundi i fermerëve të zonës shkoi dëm.

Sipas gazetarit, fermerët kërkojnë nga institucionet përkatëse të bëhet verifikimi i dëmeve të shkaktuara nga stuhia, e qeveria, t’i dëmshpërblejë, pasi bujqësia e vreshtaria për ta është e vetmja e ardhur familjare.