Thursday , August 5 2021

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Metalurgji. Përplasen dy mjete, ka të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji në afërsi të fshatit Bradashesh. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve kanë mbetur të plagosur dy shtetas mes tyre një 15-vjeçare. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia, dy zjarrfikëse dhe ambulanca. Përplasja e mjeteve ka qenë tejet e forte, sa makinat janë shkatërruar krejtësisht. Njëri prej tyre ka përfunduar në kanal.

Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit.