Wednesday , October 20 2021

Çimi nuk përmbahet, puth në buzë Stelën, djali nga Elbasani shpërthen në lot

Pas debateve të shumta që kanë pasur me njëri-tjetrin, Stela ka vendosur që të deklarohet për Çimin. I emocionuar nga kjo situatë, Çimi u ngrit që t’i dhuronte një puthje në buzë. Ndërsa Stela u kujdes që t’i fshinte buzët, Çimi e rrëmbeu duke i dhuruar një përqafim të ëmbël.

Çimi dhe Stela janë çifti i dytë i deklaruar në Për’puthen +40. Çifti tjetër janë Gilberta dhe Iliri, të cilët patën shumë debate derisa arritën në pikën që të deklaroheshin për njëri-tjetrin.

Ndër ata që u përlot ishte dhe Armando. Ky i fundit shpesh herë ka hedhur akùza ndaj Stelës se e sheh Çimin për interes madje dhe e ka ofenduar.

Pas lotëve, ai sërish tha të njëjtën gjë që mes çiftit Stela-Çimi, nuk ka dashuri./boldnews