Wednesday , October 20 2021

Përfshihet nga flakët banesa pranë konvikteve në Elbasan. Zjarrëfiksja mbërin në vendngjarje

Një banesë private dykatëshe është përfshirë nga flakët në lagjen “11 Nëntori”, pranë konvikteve në qytetin e Elbasanit rreth orës 17:45. Zjarri ka përfshirë fillimisht një nga dhomat e katit të dytë dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës ,ndërsa nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit si dhe dëmet e shkaktura prej tij./CNA.al