Monday , July 26 2021

Do shkonin bashkë në Turqi, por çfarë ka ndodhur me Olën dhe Muratin një muaj pas programit

Rreth një muaj më parë Murati dhe Ola dolën çift nga “Përputhen”. Murati i tha Olës të bënte valixhen gati, pasi do shkonin në Turqi për t’u njohur me familjen e tij. Mirëpo, çfarë ka ndodhur? Që pas daljes nga programi, dyshja nuk janë parë askund në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ola është parë duke shijuar pushimet, por pa Muratin.

Ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë çfarë ka ndodhur mes tyre dhe me udhëtimin për në Turqi, por si Ola, ashtu dhe Murati nuk kanë dhënë asnjë deklaratë. Kjo i ka shtyrë të gjithë të mendojnë se ata të dy nuk janë bashkë.