Saturday , November 27 2021

“Ne jemi takuar bashkë apo jo”? Rama ‘ballafaqohet’ me studentin që protestoi kundër tij në 2018-ën: Ja cfarë i thotë

Në projektin ‘Gati për Shqipërinë’, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me disa të rinj. Një prej tyre, rastisi të ishte studenti që protestoi në vitin 2018, kundër ndryshimit që u bë në arsim. Hansi Kapllani ishte i riu që u pa sërish me kryeministrin Rama pas disa vitesh. Rama tha se ishin takuar më parë e se kishin rënë dakord që të mos bien dakord, mirëpo të mbeteshin shokë.

BISEDA:

Rama: Ne jemi takuar bashkë apo jo?

Hansi Kapllani: Po.

Rama: Për dijeninë tuaj ne jemi takuar bashkë se doli në protestë fuqishëm kundër meje, prandaj e kam takuar, dhe pastaj ramë dakord që të mos biem dakord, por të jemi shok.

Hansi Kapllani: Kjo është e bukura e këtyre takimeve.

Rama: Bëni durim dhe të mos tërhiqeni në rast se shihni që ka vonesa, se mund të bëni komunikim me ministrat dhe pastaj mund të mendoni se u harruat, për këtë arsye do ju lutesha që të mbani kontakt me Borën, që takuam ministrin, por këto s’më takojnë, çdo gjë mund të ndodh se jetojmë në Tiranë, kështu që mbani kontaktin me Borën për çdo gjë që nuk shkon dhe Bora është në kontakt me mua për çdo gjë”.